Lokaj: Fitorja e Arbërisë në Drenas dëshmon se matematikat e shumë-përfolura bien në ujë

Futboll

Lokaj: Fitorja e Arbërisë në Drenas dëshmon se matematikat e shumë-përfolura bien në ujë

Më: 27 prill 2021 Në ora: 22:59
Lokaj: Fitorja e Arbërisë në Drenas dëshmon se matematikat e shumë-përfolura bien në ujë

Elita e futbollit të Kosovës ka hyrë në fazën finale të saj. Shumë skuadra i kanë ende objektivat e hapur si në luftë për titull ashtu edhe për ekzistencë.

Kjo edhe ka bërë që gara të nxehët maksimalisht e bashkë me të edhe dyshimet.

Dashakëqijtë e futbollit tonë vazhdojnë ta atakojnë në mënyra të ndryshme vetëm e  vetëm ta zbehin imazhin e tij, megjithatë, duket se dëshira e tyre dita-ditës po bie në ujë.

Gazetari i mirënjohur Andin Lokaj, pas ndeshjes së sotme ku Arbëria e mposhti Feronikelin në Drenas ka thënë se matematikat e shumë-përfolura tashmë bien në ujë.

“Fitorja e Arbërisë në Drenas dëshmon se matematikat e shumë-përfolura bien në ujë. Futbolli është i bukur pikërisht për faktin që ndodhin rezultate nga më të papriturat. Shnet”, ka shkruar Lokaj në “Facebook”.

Të kujtojmë se deri në mbyllje të kampionatit kanë mbetur edhe 6 ndeshje të cilat pritet t’i japin garën një interesim mjaft të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat