Idrizi tregon se çka ndikoi në humbjen nga Prishtina

Futboll

Idrizi tregon se çka ndikoi në humbjen nga Prishtina

Më: 28 prill 2021 Në ora: 19:04
Idrizi tregon se çka ndikoi në humbjen nga Prishtina

Sot u zhvilluan katër ndeshje në kuadër të xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës.

Prishtina ka shënuar fitore të madhe kundër Trepcës ’89 me rezultatin 3-1.

Golat për kryeqytetasit i shënuan Endrit Krasniqi dhe dy gola tjere Leutrim Kryeziu, kurse për mitrovicasit realizoi Arbnor Muja.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi.

“Fillimisht ta them të drejtën kemi pas shumë mungesa, lojtarë me kartonë dhe lëndime. Ne kemi ardhur për një barazim, por që na doli të jetë kogja e vështirë nga një Prishtinë që po tregon lojëra superiore”.

“Pjesën e parë arritëm mjaft mirë ta ndalim Prishtinën. Ndërsa goli i hershëm në pjesën e dytë na penalizoi disi, u munduam kur edhe ngushtuam epërsinë, por pësuam shpejtë edhe golin e tretë dhe nuk ja arritëm të dalim me qëllimin që kemi udhëtuar për këtë ndeshje”.

“Këto pesë ndeshje do të shikojmë për t’i marrë pikët maksimale, ndërsa në shtëpi nuk duhet të gabojmë assesi, duke marrë parasysh edhe rrjedhën e kampionatit”, tha Idrizi pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat