Krivanjeva: Kemi tri ndeshje që nuk kemi humbur 

Futboll

Krivanjeva: Kemi tri ndeshje që nuk kemi humbur 

Më: 30 prill 2021 Në ora: 22:24
Krivanjeva: Kemi tri ndeshje që nuk kemi humbur 

Java e 31 e Ligës së Parë të Maqedonisë shkaku i festave do të luhet kësaj radhe të shtunën dhe jo si herëve tjera të dielën.

Pikërisht kur kanë mbetur edhe tri javë deri në fund, ekipi i Shkupit përballë do të ketë skuadrën e Makedonija Gj.P, ndërsa për këtë përballje kishte shumë pak kohë për të punuar, pasi e mërkura ishte që sapo lamë pas vete ndeshjen në transfertë ndaj Strugës.

Për duelin e nesërm ka folur Besart Krivanjeva, i cili nga ndeshja në ndeshje po bëhet një lider skuadre, si në lojë ashtu edhe në organizimin e ekipit.

“Kemi tri ndeshje që nuk kemi humbur dhe mendoj që po arrijmë stabilitetin.

E kemi thënë se fundi do të jetë shumë i vështirë, kalendar i ngjeshur por edhe kundërshtar shumë më të fortë. Duelet me Makedonija Gj.P. gjithmonë kanë sjellë sfidë të nxehtë, andaj nuk ka se si mos të jetë edhe kësaj radhe, ku kundërshtari ynë kërkon të ruaj pozitën e tretë. Do të japim maksimumin që edhe këto ndeshjet e fundit ti mbyllim me dinjitet dhe të arrijmë fitore”, është shprehur Krivanjeva.

Për ndeshjen e radhës trajneri Sedlloski nuk ka asnjë mungesë, ndërsa për njëmbëdhjetëshin më të mirë do të vendos pak para ndeshjes, që luhet në stadiumin e kompleksit sportiv të FFM-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat