Milanit i nevojitet kualifikimi në Ligën e Kampionëve për të financuar blerjen e Tomorit

Futboll

Milanit i nevojitet kualifikimi në Ligën e Kampionëve për të financuar blerjen e Tomorit

Më: 1 maj 2021 Në ora: 08:36
Fikayo Tomori

Milani ka përparësi në një lëvizje të përhershme për të huazuarin nga Chelsea, Fikayo Tomori, por do të duhet një vend në Ligën e Kampionëve për të financuar lëvizjen.

Gazeta italiane Tuttosport pretendon se Tomori, i cili u kritikua shumë nga media italiane pas humbjes në Lazio, është në krye të listës së prioriteteve për Rossonerët.

Por, gazeta pretendon se çmimi prej 28 milionë eurosh do të rezultojë i kushtueshëm për Milanin, nëse ata kalojnë një sezon tjetër jashtë Ligës së Kampionëve.

Milani aktualisht është në një betejë prej pesë skuadrash për një vend në garën prestigjioze, duke pasur pikë të barabarta me Napolin dhe Juventusin, me pesë ndeshje të mbetura deri në fund.

Mbrojtësi anglez u transferua në huazim te Milani dimrin e fundit dhe ka luajtur 12 ndeshje në Serie A që nga bashkimi me gjigandët e Serie A. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat