Atletico Madrid nuk gabon! Elche dështojnë nga penalltia

Futboll

Atletico Madrid nuk gabon! Elche dështojnë nga penalltia

Nga: K.G. Më: 1 maj 2021 Në ora: 18:07
Atletico Madrid nuk gabon

Atletico Madrid nuk gabon, trajner i saj Diego Simeone është sikur në qiellin e shtatë. 

Atletico importon tre pikë të mëdha, që e afrojnë edhe më shumë drejt titullit të kampionit në Spanjë. 

Atletico ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Elches.

Futbollisti Marcos Llorente është autor i golit të fitores në minutën e  23-të. 

Atletico me fat në minutën e 90+1, Fidel dështon nga penalltia, duke lëshuar mundësinë e artë që të barazojë rezultatin. 

Ndeshje e luftuar, pasi që Elches i duheshin pikët për ekzistencë dhe madridasve për titull, por këta të fundit dolën me të suksesshëm. 

Atletico kryeson me 76 pikë, por ka një ndeshje më shumë se Real Madridi dhe Barcelona që renditet në vend të dytë përkatësisht të tretë me nga 71 pikë dhe Elche është në pozitën e 18-të me 30 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat