Trajneri i Torinos, Nicola: Jam i lumtur për Vojvodën

Futboll

Trajneri i Torinos, Nicola: Jam i lumtur për Vojvodën

Më: 4 maj 2021 Në ora: 08:31
Mërgim Vojvoda

Trajneri i Torinos, Davide Nicola ka lavdëruar mbrojtësin Mërgim Vojvoda pas fitores ndaj Parmas.

Dje, goli i kosovarit ishte vendimtar për pikët e plota, derisa Parma ra në Seria B.

Pas ndeshjes, Nicola ka lavdëruar Vojvodën.

“Jam i lumtur për Vojvodën edhe pse mund të shënonte edhe në shansin e dytë që e kishte më të mirë”, tha ai.

Për Vojvodën ky ishte goli i parë në Seria A me fanellën e Torinos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat