Lojtari i Kosovës reagon pas golit të parë me Torinon

Futboll

Lojtari i Kosovës reagon pas golit të parë me Torinon

Më: 4 maj 2021 Në ora: 13:01
Vojvoda reagon pas golit të parë me Torinon

Torino dje arriti fitore të madhe në luftë për mbijetesë ndaj Parmës me rezultat minimal 1:0.

Ishte Mërgim Vojvoda që shënoi golin e fitores në minutën e 63-të dhe njëherit të parin për klubin italian.

Pas këtij goli, ka ardhur edhe reagimi i futbollistit i Kosovës.

“Çfarë kënaqësie të shënosh golin tim të parë për Torinon. Le të vazhdojmë. Elhamdulilah” – shkroi Vojvoda në profilin e tij në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat