Pioli: Besojmë se ndaj Juventusit do të thejmë tabunë

Futboll

Pioli: Besojmë se ndaj Juventusit do të thejmë tabunë

Më: 8 maj 2021 Në ora: 15:34
Pioli: Besojmë se ndaj Juventusit do të thejmë tabunë

Milani kërkon triumfin për të mbajtur zonën Champions, por për këtë do të duhet të ndeshet ndaj Juventusit që çuditërisht këtë sezon ka humbur zyrtarisht trenin për titullin kampion dhe gjendet me të njëjtat objektiva si kuqezinjtë nga Milano. Në vigjilje të kësaj supersfide e cila është e programuar të zhvillohet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Allianz Stadium”, trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur në konferencën për shtyp duke analizuar këtë takim:

Transfertat e Milanit – “Për ndeshjen e nesërme në mbrëmje duhet të kujtojmë rrugën që kemi marrë, vështirësitë dhe gjërat pozitive të sezonit, që ne jemi bërë një ekip i pjekur. Ne duhet të luajmë si i tillë.”

Ndeshja më e vështirë si trajner – “Është loja më stimuluese, tërheqëse dhe më e rëndësishmja, ëndrrat janë të bukura vetëm nëse ato bëhen realitet. Ne e kemi përgatitur këtë sfidë, kemi strategjinë tonë gati. Por është një lojë kaq e rëndësishme dhe stimuluese saqë ne kemi e përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme.”

Juve-Milan deçizive – “Kushdo që fiton ka një shans të madh për të shkuar në Champions, por do të ketë edhe 9 pikë të tjera në dispozicion pas ndeshjes me Juventusin, ne kemi një tjetër ndeshje direkte me Atalantan, ne jemi zotërit e fatit tonë. Ky është kalendari, e çuditshme për të parë një ndeshje të mesjavës me dy javë nga fundi i kampionatit. Ndaj Juventusit duhet të bëjmë një përpjekje të madhe, do të ketë vështirësi, por ne duhet të mendojmë se si t’i zgjidhim ato dhe të qëndrojmë në lojë për 95 minuta.”

Ibrahimoviç – “Rëndësia e Ibrahimoviç është e dukshme, por nuk mund të jetë një lojtar i vetëm që fiton ndeshjen, por cilësia e lojës ia vlen dhe të jesh një ekip i pjekur në leximin e situatave, që gjuan më shumë nga jashtë zonës, por ne shënojmë më pak. Ne duhet të përmirësojmë statistikat tona, duhet të jemi më kompakt si grup.”

Thyerja e tabusë “Allianz Stadium” – “Ne besojmë, sepse e kemi treguar se jemi një skuadër e fortë. Jemi të vetëdijshëm që kundërshtari ynë ka në organikë shumë lojtarë dhe mund ta zhgjidhin në çdo moment ndeshjen. Dëshirojmë me doemos thyerjen e kësaj tabuje, dhe nëse Milani nuk ia doli mbanë do të thotë se duhet të arrijmë të bëjmë diçka më shumë.”

Të luash sezonin me pike të barabarta me Juventusin – “Objektivi ynë ishte rritja e nivelit nga sezoni i kaluar, kemi bërë një faze të parë pothuaj perfekte duke thyer shumë rekorde me shumë fitore dhe gola të realizuar. Kishte disi dhe një rënie fiziologjike, por e rëndësishme është që luajmë ndeshjen sit ë barabartë ndaj Juventusit, duhet të mendojmë pozitivisht".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat