Dinamo rikthehet zyrtarisht në Kategorinë Superiore pas 9 vitesh

Futboll

Dinamo rikthehet zyrtarisht në Kategorinë Superiore pas 9 vitesh

Më: 9 maj 2021 Në ora: 17:13
Dinamo rikthehet zyrtarisht në Kategorinë Superiore pas 9 vitesh

Pritjes së gjatë i erdhi fundi, “nëndetësja” del në breg! Dinamo rikthehet në Kategorinë Superiore, pas 9 vitesh mungesë.

Blutë e drejtuar nga trajneri Uku, arritën të triumfonin në përballjen ndaj Vorës me rezultatin 0-2, duke siguruar matematikisht rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, 1 javë para fundit të kampionatit.

Golat e fitores për skuadrën kryeqytetase, i realizoi sulmuesi Mustafa Xhixhiua në minutat 12 dhe 88-të.

Në sfidën tjetër që u luajt paralelisht, Burreli triumfoi në transfertë ndaj Korabit me rezultatin 0-1. Me këtë fitore matjanët pozicionohen zyrtarisht në vendin e dytë, teksa do të përballen me Tomorin në “Play-Off”, fituesja e çiftit Tomori-Burreli, do të ndeshet me skuadrën që renditet në vendin e 8-të në Kategorinë Superiore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat