Munishi: Nuk na intereson kush shpallet kampion

Futboll

Munishi: Nuk na intereson kush shpallet kampion

Më: 9 maj 2021 Në ora: 18:28
Munishi: Nuk na intereson kush shpallet kampion

Trajneri I SC Gjilanit, Ismet Munishi ka deklaruar se mungesat ishin arsyeja kryesore që skuadra e tij u mposht nga Trepça ’89 me rezultatin 2:1.

Munishi për mikrofonin e “Art Sport” deklaroi se është i kënaqur me paraqitjen, përkundër mungesave së rëndësishme në formacionin titullar.

“Kemi patur mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje dhe është dashur të komponohemi disa për këtë takim. Mund të them se jam i kënaqur nga ajo se çfarë pash në pjesën e parë të lojës, ndërkohë që në pjesën e dytë bëmë disa gabime të cilat nuk guxojnë të na ndodhin”.

I pyetur për ndeshjen e ardhshme kundër Prishtinës, ai ka deklaruar se skuadrës së tij nuk i intereson se kush do të bëhet kampion.

“Ne do të përgatitemi për ndeshjen e radhës, presim edhe rikthimin e disa futbollistëve. Është vetëm një ndeshje e radhës për ne, pasi që nuk na intereson se kush bëhet kampion apo jo”, përfundoi Munishi.

Gjilani do ta mbyll këtë edicion në pozitën e katërt të renditjes tabelare, ndërkohë që në dy xhirot e fundit do të përballet me Prishtinën në shtëpi dhe me Besën në udhëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat