Ismet Munishi i pikëlluar: Lamtumirë axha Bajram Neziri

Futboll

Ismet Munishi i pikëlluar: Lamtumirë axha Bajram Neziri

Nga: K.G. Më: 11 maj 2021 Në ora: 17:33
Ismet Munishi i pikëlluar: Lamtumirë axha Bajram Neziri

Ish futbollisti i mirënjohur Ismet Munishi, aktualisht kryetrajner i Gjilanit, është thellë i pikëlluar me ikjen në amshim të njeriut që dha shumë për futbollin, Bajram Neziri, ish administrator i Federatës së Futbollit të Kosovës në vitet e gjeneratës së sakrificës dhe në vitet e pasluftës, deri në pensionim.

“Lamtumirë axhi Bajram Neziri.

Kurrë nuk do ti harroj këshillat dhe mirësinë tënde.

Ngushëllime familjes Neziri, shokëve dhe komunitetit sportiv.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty”, ka shkruar Munishi në profilin e tij në facebook. Bajram Neziri ka ndërruar jetë sot në moshën 72 vjeçare pas një sëmundje, siç rapotohet para disave ditëve me Covid 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat