Zylkifli Obërtinca - trajner i sfidave në Gjeneratën e Republikës 

Futboll

Zylkifli Obërtinca - trajner i sfidave në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2021 Në ora: 19:39
Zylkifli Obërtinca - trajner i sfidave në Gjeneratën e Republikës 

Si çdo sportist edhe trajnerët ishin në sprova të mëdha në vitet e 90-ta (1991-1999).

Nuk ishte e lehtë që t’i përgatisnin djelmoshat pavarësisht se cilit sport i takonin, e para, nga frika që milicia serbe mund të arrestonin ndonjëri nga djemtë e ri dhe ta dërgonin me dhunë në shërbimin ushtarak ish jugosllav, e dyta, kërcënimet ishin të llojllojshme, shumë herë janë torturuar djemtë pse po stërvitni dhe po luani në kuadër të Kampionatit të Republikës së Kosovës. 

Zylkifli Obërtinca i takon Gjeneratës së Republikës. 

Një trajner pedant, që punoi me përkushtim në periudhën më të vështira, ka drejtuar klubin e futbollit Fushë Kosova (një kohë me emrin Liria).

Obërtinca tregoi vendosmëri në ato vite, punonte me zell të shtuar, madje stërviste në fusha të improvizuara siç ishte edhe ajo në Lismir.

Obërtinca fare nuk e lodhin kokë për kërcënimet e milicisë serbe, por i grahi punës me vetëmohim të pashoq duke i zhvilluar garat në Kampionatin e Republikës së Kosovës.

Ai ndihet krenar që i takoi gjeneratës së sakrificës, aty ku u luftua me mish e më shpirt për ta mbajtur gjallë futbollin dhe sportin në përgjithësi dhe i bën rezistencë të fuqishme regjimit serb.

Hadi Mehmeti kur u zgjedh sekretar i përgjithshëm i FFK-së (1994-1995), tregon një detaj interesant të vitit 1994 për Obërtincën.
“Me ka ndihmuar në përpilimin e rregulloreve dhe akteve normative në kohen kur unë jam zgjedh sekretar i FFK-së.

Sepse nuk kemi trashëgua asnjë shkresë, vendim, protokoll, rregullore apo diçka tjetër nga kryesia e mëparshme.

Për një kohë të shkurt i kemi përpiluar së bashku. Ky edhe Ramiz Krasniqi i Llukarit, tash avokat, me kanë ndihmuar”, tregon Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat