Gjyqtari kryesor në finale të Kupës së Kosovës

Futboll

Gjyqtari kryesor në finale të Kupës së Kosovës

Më: 12 maj 2021 Në ora: 11:02
Gjyqtari kryesor në finale të Kupës së Kosovës

Sonte në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës, ndërmjet Dukagjinit dhe Llapit.

Këtë takim do ta drejtojë gjyqtari Genc Nuza, me asistentët Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Selim Isufi.

Kjo do të jetë finalja e pestë e Nuzës që do të përkujdeset për ndarjen e drejtësisë.

Nuza vlerësohet si gjyqtari më i mirë në elitën e futbollit tonë.

Më poshtë janë finalet e referuara nga Genc Nuza:

2013/14 Feronikeli -Hajvalia

2016/17 Llapi -Besa 

018/19 Feronikeli – Trepça 89

2019/20 Prishtina – Balkani

2020/21 Llapi – Dukagjini

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat