Klopp me shumë modesti, uron Man Cityn për fitimin e trofeut

Futboll

Klopp me shumë modesti, uron Man Cityn për fitimin e trofeut

Më: 12 maj 2021 Në ora: 14:25
Klopp me shumë modesti, uron Man Cityn për fitimin e trofeut

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka uruar Manchester Cityn për fitimin e trofeut të Premierligës.

Ndërlidhjen e fitimit të titullit nga Man City, Klopp e thotë në këtë mënyrë: “Kur bashkoni burimet financiare dhe njohuritë e futbollit keni një shans të mirë për të krijuar diçka të veçantë”.

Ai nuk hezitoi aspak për t’i uruar ata: “Ishte e merituar, ajo që ata arritën është e jashtëzakonshme”, ka thënë trajneri i The Reds në konferencën për shtyp një ditë përpara ndeshjes ndaj Manchester United.

Klopp ka vazhduar tutje duke treguar se si është një kënaqësi e vërtetë çdo herë kur ata luajnë së bashku. “Është gjithmonë një gëzim të luash kundër tyre sepse është një sfidë masive”.

Liverpool po lufton për të siguruar një plasman në Ligën e Kampionëve, ndërsa ‘Citizens’ kanë ‘sytë’ nga trofeu i Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat