Menaxheri i Hysajt: Nuk konfirmoj zërat për Fiorentinën

Futboll

Menaxheri i Hysajt: Nuk konfirmoj zërat për Fiorentinën

Më: 12 maj 2021 Në ora: 17:56
Menaxheri i Hysajt: Nuk konfirmoj zërat për Fiorentinën

Ditët e fundit në Itali janë shtuar shumë zërat për një transferim të mundshëm të Elseid Hysajt te Fiorentina. Këto zëra kanë lindur nga fakti se Rino Gatuzo ka nisur bisedimet me klubin italian për një transferim të mundshëm atje.

Por Mario Xhiufredi, menaxheri i futbollistit, shprehet se nuk mund të bëjë asnjë konfirmim të këtyre bisedimeve, shkruan vipsport.

“Nuk konfirmoj zërat që duan Gatuzon dhe Hysajn te Fiorentina në kampionatin e ardhshëm. Unë uroj që Gatuzo të qëndrojë te Napoli, nëse skuadra shkon në Ligën e Kampioneve, një pjesë e madhe e meritës është e tija.

Një vit e gjysmë më parë e mori ekipin në zonën e rënies dhe e çoi drejt fitores së Kupës së Italisë dhe një hap larg Ligës së Kampioneve.

Sipas meje, nëse Gatuzo qëndron, me pak përforcime të përshtatshme Napoli mund të luftojë për të fituar titullin.

Nëse do të largohej, do të duhej të niste edhe një herë nga zero, duke çuar dëm punën e bërë që nga dhjetori 2019.

Po të isha mes drejtuesve juventinë, do të mendoja seriozisht që të merrja Gatuzon si trajner të ri, pasi ka treguar si te Milani, si te Napoli, se punon shumë mirë në situata të vështirësisë ekstreme”, tha menaxheri i Hysajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat