Tahir Batatina pas triumfit në Kupën e Kosovës: Njerëzit e veçantë kanë data të veçanta 

Futboll

Tahir Batatina pas triumfit në Kupën e Kosovës: Njerëzit e veçantë kanë data të veçanta 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 maj 2021 Në ora: 15:35
Tahir Batatina pas triumfit në Kupën e Kosovës: Njerëzit e veçantë kanë data të veçanta 

Tahir Batatina ka një mijë e një arsye që është i lumtur sepse pas 89 viteve të ekzistimit si klub, Llapi nga Podujeva, është fitues i Kupës së Kosovës.

Kryejtrajneri i Llapit, Batatina, tha se është e veçantë kur triumfon në ditët e veçanta dhe tani mendjen e ka se si të përgatis ekipin për Evropë.

Batatina iu tregoj të gjithëve, se puna dhe angazhimi, po ashtu edhe lojërat cilësore, sjellin edhe suksesin. 

Batatina heshti të gjithë me trofeun e Kupës së Kosovës, saqë edhe rivalët më të mëdhenj e duartrokasin!

“Nuk ka ndjenjë që mund ta përshkruajë por kam ardh në përfundim se njerëzit e veçantë kanë data të veçanta dhe kjo falë Zotit është duke më përcjell mu dy festa brenda një dite duke i festu. 

Planet e Batatinës janë ta bëj një skuadër solide për Evropë dhe të mendoj mu përgatit sa më mirë”, thotë Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat