Futbollisti i drejtohet: Do të vras po të pashë në rrugë

Futboll

Futbollisti i drejtohet: Do të vras po të pashë në rrugë

Më: 13 maj 2021 Në ora: 19:25
Futbollisti i drejtohet: Do të vras po të pashë në rrugë

Përballja midis Ajaksit dhe Venlos për javën e 33-të të kampionatit holandez të futbollit prodhoi dhe një moment aspak të këndshëm për sytë e tifozëve.

Mesfushori i Venlos, Zinedine Masha u përplas me mbrojtësin anësorë të Ajaksit, Rensh teksa debati i fortë ndërmjet tyre po bën xhiron e rrjetit. Masha ju drejtua anësorit me fjalët “Nëse të shoh në rrugë, të vras!”, fjalë këto që kanë bërë bujë për mesazhin që përcjellin tek shikuesit.

Por nuk mungoi as përgjigja nga ana e mbrojtësit Rensh, i cili në konferencën për shtyp pas ndeshjes u shpreh me fjalët “Më bëri të qesh. Fitova duelin e parë dhe pas kësaj donte të më dëmtonte. Ai duhet të vijë në lagjen time dhe do ta shohë”.

Debati ka bërë xhiron e botës për vetë gjuhën e ashpër të urrejtjes ndërmjet dy futbollistëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat