Pengu i Guardiolës pas zhvendosjes së finales së Champions League nga Stambolli në Porto

Futboll

Pengu i Guardiolës pas zhvendosjes së finales së Champions League nga Stambolli në Porto

Më: 13 maj 2021 Në ora: 19:48
Pep Guardiola

Pep Guardiola dëshironte që Manchester City të luante finalen e Ligës së Kampionëve në Stamboll për hir të Ilkay Gundogan, por shtoi se spostimi i finales në Porto nuk ishte një problem për klubin.

Finalja e Champions League midis Chelsea dhe Manchester City më 29 maj do të zhvillohet në Portugali me 6,000 tifozë nga secili klub në gjendje të marrin pjesë.

UEFA deklaroi të enjten se ndëshja do të zhvendosej në Portugali. Portugalia është në listën e gjelbër të Anglisë, kështu që lojtarët dhe tifozët mund të marrin pjesë pa pasur nevojë për karantinë gjatë kthimit në shtëpi. Turqia është në listën e kuqe.

"Nëse UEFA e vendos atë, ne do të shkojmë atje," tha Guardiola.

"Kam pasur kënaqësi të shkoj në Stamboll, sepse që nga karriera ime si futbollist me Barcelonën, kurrë më nuk kam pasur mundësinë të shkoj atje. Asnjëherë në Ligën e Kampionëve."

Mesfushori i Manchester City, Ilkay Gundogan është me kombësi gjermane, por prindërit e tij janë turq, dhe ai ka dashuri të madhe për vendin.

"Për Gundogan, unë doja të shkoja atje," shtoi Guardiola. "Fatkeqësisht, UEFA vendosi të shkojmë në Portugali. Nuk ka problem."

Me 29 maj finalja mes Manchester City dhe Chelsea do të zhvillohet në Porto në stadiumin “Do Dragao”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat