Një bukuroshe që i bën lëmsh lojtarët e Villarealit

Futboll

Një bukuroshe që i bën lëmsh lojtarët e Villarealit

Më: 14 maj 2021 Në ora: 11:32
Një bukuroshe që i bën lëmsh lojtarët e Villarealit

Disa ditë më parë Villarealit arriti një rezultat historik duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e Europa Ligës.

Lojtarët e skuadrës spanjolle festuan në stadiumin e Arsenalit “Emirates”, me kore të ndryshme, ku një prej tyre ishte: “A Polonia” (“Shkojmë në Poloni”, shteti ku do të zhvillohet finalja).

Disa prej lojtarëve përdorën hashtagun “A Polonia” duke e ngatërruar atë me emrin e aktores së filmave porno, Apolonia Lapiedra, e cila u përmend në publikime të shumta. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i aktores, e cila u përgjigj kështu:

“Do të fitojnë me siguri në Poloni për shkak të mbështetjes së Apolonias. Forca Villareal”. Klubi spanjoll e ka ftuar aktoren e filmave për të rritur për ta ndjekur në stadium finalen kundër Manchester Utd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat