Sergi Roberto rrëfehet: Po kaloj momente të vështira

Futboll

Sergi Roberto rrëfehet: Po kaloj momente të vështira

Më: 14 maj 2021 Në ora: 17:22
Sergi Roberto

Futbollisti i Barcelonës, Sergi Roberto, ka zgjedhur rrjetin e tij social, Instagram, për të treguar gjendjen e tij pas lëndimit.

Roberto u lëndua për herë të dytë këtë sezon duke e përfunduar sezonin para kohe dhe duke humbur shpresat për Kampionatin Evropian.

Mbrojtësi i Barcelonës u lëndua dhe parashihet të mungojë edhe për një muaj.

“Kur gjërat shkojnë keq, duhet të ngriteni sërish dhe të prekni mundësinë për të ndryshuar”, tha ai.

“Jam duke kaluar momente të vështira, fizikisht dhe mendërisht por jam i bindur që do të vijë diçka e mirë, duke punuar me pozitivitet gjithmonë ia kam dalë”, shkroi Roberto në Instagram.

Roberto do të mungojë së paku një muaj shkaku i lëndimit ndaj Levantes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat