Gazeta britanike shkruan: Xhaka po largohet nga Arsenali

Futboll

Gazeta britanike shkruan: Xhaka po largohet nga Arsenali

Më: 15 maj 2021 Në ora: 09:20
Granit Xhaka

Granit Xhaka raportohet se po konsideron largimin nga klubi londinez, Arsenal.

The Athletic raporton se lojtarët e Arsenalit dhe stafi besojnë se Granit Xhaka planfikon largimin nga klubi në përfundimin e këtij sezoni.

Reprezentuesi i Zvicrës ka kontratë me ‘Topçinjtë’ deri më 2023 dhe nuk ka qenë i lidhur me një largim nga Gunners këtë sezon.

Mediumi tutje nuk tregon nëse ka ndonjë klub të interesuar për të siguruar shërbimet e lojtarit.

28 vjeçari ka qenë njëri ndër lotjarët me të cilët menaxheri Mikel Arteta ka komunikuar më së shumti.

Ai ka bërë 43 paraqitje këtë sezon, duke shënuar një gol dhe madje ka regjistruar edhe dy asiste në emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat