Është në një listë me emra si De Bruyne, Bruno Fernandes e Joshua Kimmich

Futboll

Është në një listë me emra si De Bruyne, Bruno Fernandes e Joshua Kimmich

Më: 15 maj 2021 Në ora: 14:24
Është në një listë me emra si De Bruyne, Bruno Fernandes e Joshua Kimmich

Zymer Bytyqi është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion në elitën e futbollit turk.

Sulmuesi nga Kosova në janar u bashkua me skuadrën e madhe turke Konyaspor pas shkëlqimit me Vikingun në Superligën e Norvegjisë.

Përshtatja me futbollin turk ka qenë më e lehtë se që është pritur, pasi ylli i ri nga Kosova ka shkëlqyer, ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Bytyqi është lojtari kryesor i Konyas që nga ardhja e tij në janar, derisa në qershor pritet të grumbullohet nga Përfaqësuesja e Kosovës që ka fituar garën me Kombëtaren e Shqipërisë dhe atë të Norvegjisë ku të dyja e kërkonin.

Falë formës së mrekullueshme që po kalon, Bytyqi po zë shpesh herë vend në formacion të javës në Turqi, derisa tani është vlerësuar edhe nga webi që merret me notat dhe statistikat e lojtarëve Sofa Score.

Ky web ka publikuar emrat e 54 futbollistëve nga shtetet evropiane dhe notat që ata kanë marrë deri më tani në paraqitjet me klubet e tyre.

Nga qindra futbollistë me shtetësi kosovare që luajnë në Evropë, lojtari me notën më të lartë është vlerësuar Zymer Bytyqi i Konyaspor.

Sulmuesi anësor ka notën mesatare 7,22 që do të thotë është më e larta nga gjithë futbollistët kosovarë.

Ky vlerësim nga Sofa Score tregon më së miri se për çfarë futbollisti po bëhet fjalë, ku Përfaqësuesja e Kosovës vërtetë ka fituar një lojtar fantastik për të ardhmen e saj.

Ndërkohë nga Shqipëria futbollisti më i vlerësuar është Eduart Rroca që luan në Ligën e Parë të Turqisë me Istanbulspor, shkruan Telegrafi.

Në këtë listë të vlerësimeve nga Sofa Score ka emra të mëdhenj të futbollit evropian.

Aty gjendet gjeniu i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne si belgu me notën më të lartë, derisa janë edhe emra tjerë të mëdhenj si Henrikh Mkhitaryan, Bruno Fernandes, Hakan Calhanoglu, Joshua Kimmich apo Jack Grealish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat