Tuchel flet pas humbjes ndaj Leicester Cityt

Futboll

Tuchel flet pas humbjes ndaj Leicester Cityt

Më: 16 maj 2021 Në ora: 00:01
Thomas Tuchel

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel ka folur pas disfatës në finalen e FA Cup ndaj Leicester Cityt.

Chelsea humbi finalen e dytë rresht në dy vite në kuadër të FA Cup, këtë radhë ndaj Leicester Cityt.

Goli fantastik i Youri Tielemans në minutën e 63-të mjaftoi për të marrë trofeun e çmueshëm në “King Power Stadium”.

Pas ndeshjes, Tuchel u shpreh i qetë dhe tha se nuk është i mërzitur me paraqitjen, pasi Chelsea bëri majftueshëm për të fituar por që fati nuk ishte në anën e tyre.

“Nuk jam i zemëruar me paraqitjen apo me djemtë, në bëmë mjaftueshëm aq sa të fitonim, por fati nuk ishte me ne”, tha ai.

“Reece James ishte fantastik sot, ai luajti si qendërmbrojtës që të përballej me Vardyn dhe bëri punë të mrekullueshme”, tha Tuchel.

“Të jesh një klub si Leicester City, duke iu bërë probleme skuadrave të mëdha dhe duke fituar ndeshje si sot më bën jashtëzakonisht të lumtur”, përfundoi Thomas Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat