Shqiprim Kelmendi krenar me Ulpianën: Superliga është shumë konkurruese

Futboll

Shqiprim Kelmendi krenar me Ulpianën: Superliga është shumë konkurruese

Nga: Kemajl Goca Më: 16 maj 2021 Në ora: 13:37
Shqiprim Kelmendi krenar me Ulpianën: Superliga është shumë konkurruese

Ulpiana e Lipjanit pas 13 viteve rikthehet në elitën e futbollit të Kosovës. 

Skuadra nga Lipjani tregoi lojëra të mira dhe u shpall kampion i Ligës së Parë të Kosovës. 

Ulpiana nga 27 ndeshje të zhvilluara, shënoi 15 fitore, 8 barazime dhe pësoi 4 humbje, me goldallim 40:19, duke tubuara 53 pikë apo një më shumë se Flamurtari.

Image

Është sukses i madh për Ulpianën e cila ka gëzuar tërë qytetin me rrethinë.
Shqiprim Kelmendi, mesfushor, tha se falë angazhimit dhe lojërave të mira, ia arritën qëllimit. 

Kelmendi ishte prej më të dalluarve në radhët e Ulpianës, duke kontribuar me 4 gola dhe me 9 asistime. Ai tha se tani i pret shumë punë, që të përgatiten për Superligë.

“Bota sot”: Ulpiana pas 13 viteve rikthehet në elitë, cili ishte çelësi i suksesit?
Shqiprim Kelmendi:
Pas shume viteve rikthehemi në elitën e futbollit të Kosovës. 
Udhëheqja e klubit, një kryesi e mrekullueshme, puna e shtabit teknik dhe kontributi i futbollistëve që dhanë gjithçka nga vetja, u arrit qëllimi.

“Bota sot”: Sa ishte vështirë të arrihet qëllimi, kur dihet se një Flamurtar e kishit në përcjellje deri në javën e fundit fund?

Shqiprim Kelmendi: Ishte e vështirë sepse kemi pas rival të fortë si Flamurtari që gjithnjë e kemi pas aty pranë.

“Bota sot”: A mendoni se fitorja me rezultat 1:0 në Prishtinë ndaj Flamurtarit në kuadër të javën e 18-të (me 10 mars), ishte edhe vendimtare?

Shqiprim Kelmendi: Loja në Flamurtar mundem me thënë që ka qenë shumë e rëndësishme sepse jemi ballafaquar me rivalin e drejtpërdrejt, ndoshta ka qenë ndër ndeshjet vendimtare.

“Bota sot”: Si e sheh Ulpianën në elitë, një ekip shumë të fortë, çfarë i duhet më shumë?

Shqiprim Kelmendi: Ulpiana do të jetë me një pushim të shkurtër, pastaj na pret shumë punë sepse e dimë që Superliga është shumë konkurruese dhe kryesisë i mbetet të punoj shumë në punët që i përkasin atyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat