Ballkani – Trepça 89′, formacionet zyrtare

Futboll

Ballkani – Trepça 89′, formacionet zyrtare

Më: 16 maj 2021 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Ballkani ka përballë skuadrën e Trepçës 89′ në kuadër të xhiros së 35-të të Superligës së Kosovës.

Ballkani është përshëndetur me luftën për titull ku titullin e ka lënë nën mëshirën e Prishtinës dhe eventualisht të Dritës.

Edhe pse suharekasit ishin të parët për shumë javë, ata pas shkarkimit të Ismet Munishit nuk arritën të konsolidoheshin duke shkarkuar edhe Bledi Shkëmbin.

Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Trepçës do të jetë më e rëndësishme për mitrovicasit në këto momente sepse ata po luftojnë për mbijetesë. Trepça është vetëm një pikë larg zonës së rrezikut dhe kërkon vetëm fitore.

Formacionet zyrtare të klubeve

Ballkani: Ljuljanovic, Thaqi, Potoku, Berisha, Gashi, Hoxha, Krasniqi, Daku, Kuc, Jashanica, Baftiu.

Trepça 89′: Hyseni, Pllana, Carbonieri, Berisha, Mashau, Dedia, Muja, Jashari, Nimani, Muja, Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat