Aurelio De Laurentiis flet pas fitores ndaj Fiorentinas

Futboll

Aurelio De Laurentiis flet pas fitores ndaj Fiorentinas

Më: 16 maj 2021 Në ora: 15:11
Aurelio De Laurentiis

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka përgëzuar skuadrën për fitoren ndaj Fiorentinas në “Artemio Franchi”.

Napoli ka triumfuar ndaj Fiorentinas në kuadër të xhiros së 37-të të Serie A dhe tani Skuadrës së Gattusos tani i duhet vetëm edhe tre pikë për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve dhe këtë pritet ta bëjnë në duelin e fundit kundër Veronas.

Me të përfunduar ndeshja, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis zgjodhi rrjetin e tij social, Twitter, për të përgëzuar skuadrën dhe për të përçuar një mesazh.

“Fitore e madhe! Por koncentrim maksimal sepse asgjë nuk ka përfunduar ende”, tha ai.

“Forca Napoli gjithonë” përfundoi De Larentiis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat