St. Pauli pëson humbje, Paçarada, Muslija titullarë, Sulejmani zëvendësues 

Futboll

St. Pauli pëson humbje, Paçarada, Muslija titullarë, Sulejmani zëvendësues 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 maj 2021 Në ora: 17:33
St. Pauli pëson humbje, Paçarada, Muslija titullarë, Sulejmani zëvendësues 

St. Pauli pëson humbje me rezultat 2:1 nga Hannoveri. 

Futbollisti Leart Paçarada u paraqit standard për St. Paulin, sikurse edhe Florent Muslija për Hannoverin. 

Valmir Sulejmani u inkuadrua nga minuta e 83-të për Hannoverin.

Si për St. Paulin po ashtu edhe për Hannoverin, kjo ndeshje më shumë u luajt për prestigj, për faktin se nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe. 

Për Hannoverin shënuan Ducksch (13'), Hult (59') dhe për St. Paulin Burgstaller (70').  

Pas javës së 33-të, St. Pauli renditet në vend të nëntë me 47 pikë dhe Hannoveri është i 11-ti me 42 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat