Shkëndija feston titullin e kampionit në Maqedoninë e Veriut

Futboll

Shkëndija feston titullin e kampionit në Maqedoninë e Veriut

Nga: Kemajl Goca Më: 16 maj 2021 Në ora: 17:59
Shkëndija feston titullin e kampionit në Maqedoninë e Veriut

Shkëndija nga Tetova feston titullin e kampionit në Maqedoninë e Veriut. Kuqezinjtë ndahen baras (1:1) me Shkupin, në takimin e javës së fundit.

Ky është titulli i katërt në histori të skuadra shqiptare. Shkëndija renditet në pozitën e parë me 75 pikë apo e la pas me 16 pikë Shkupin.

Për Shkëndijen shënon  Besart Ibrahimi (41′) dhe për Shkupin Ali Adem (58′). 

Duhet theksuar se tifogrupi i Shkëndijës, “Ballistët” kanë arritur të futen në stadiumin e tyre “Ecolog Arena”, për të festuar arritjen e skuadrës, ndonëse diçka e tillë nuk lejohet.

Në këtë situatë, skuadra e Shkupit ka vendosur të largohet nga fusha, për të mos e vazhduar ndeshjen, e cila nisi 30 minuta më vonë, pasi gjithçka u rikthye në normalitet.

Image

Kampionati i Maqedonisë së Veriut
Akademija Pandev - Boreci 3:1
Pelisteri - Bellasica 2:0
Renova - Rabotniçki 1:1
Shkëndija - Shkupi 1:1
Sileksi - Struga TL 0:1
Vardari - Makedonija GP 0:2 

Tabela përfundimtare 
1. Shkendija    33    22    9    2    69:26    75
2. Shkupi    33    16    11    6    41:24    59
3. Struga Trim & Lum    33    15    12    6    39:24    57
4. Makedonija GP    33    16    7    10    53:43    55
5. Rabotniçki    33    11    15    7    45:39    48    
6. Pelisteri    33    12    9    12    34:38    45
7. Akademija Pandev    33    12    5    16    32:36    41
8. Boreci    33    11    7    15    32:36    40
9. Sileksi    33    10    6    17    49:45    36
10. Renova        33    8    12    13    36:46    36
11. Vardari 33    7    10    16    32:60    31
12. Bellasica    33    4    5    24    23:68    17

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat