Konfirmohet: Mancini zgjat kontratën me Kombëtaren e Italisë

Futboll

Konfirmohet: Mancini zgjat kontratën me Kombëtaren e Italisë

Më: 17 maj 2021 Në ora: 17:01
Roberto Mancini

Muaj më parë ai kishte deklaruar se do të largohet nga ekipi kombëtar i Italisë pas Kamponatit Botëror që mbahet në vitin 2022.

Por sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Roberto Mancini ka vendosur të zgjasë kontratën me Kombëtaren e Italisë.

“Pas Kampionatit Botëror që mbahet në Katar do të kthehem të punoj në nivel klubesh”, kishte thënë Mancini.

Trajneri 56-vjeçar është në krye të Italisë prej muajit maj të vitit 2018 dhe ka nënshkruar kontratë deri më 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat