Kryeziu para ndeshjes si finale me Dritën: Shpresojmë në rezultat pozitiv 

Futboll

Kryeziu para ndeshjes si finale me Dritën: Shpresojmë në rezultat pozitiv 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 maj 2021 Në ora: 19:40
Almir Kryeziu

Në fundjavë bie perdja e Kampionatit të Kosovës në futboll, ku edhe do të dihet se Drita apo Ballkani do të shkojnë në Evropë dhe cila do të mbetet në play-aut,  e cila do të bie në një rang më poshtë.

Arbëria nga Dobraja e Madhe është para sfidës së madhe apo sikur finale në Gjilan kundër Dritës! 

Arbërisë i duhet gjithqysh fitorja që mund ta sigurojë direkt ekzistencën apo edhe të mbetet në play-aut. 

Sulmuesi i majtë i Arbërisë, Almir Kryeziu, tha se janë duke u përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe shpresojnë në rezultat pozitiv.

“Me Dritën na pret një ndeshje shumë e vështirë duke e ditur rëndësinë e madhe që ka kjo ndeshje, shpresoj që do të marrim një rezultat pozitiv.

Jemi komplet, shpresojmë në më të mirën”, tha Kryeziu për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Prishtina kryeson me 78 pikë, duke lënë pas Dritën me 73, Ballkanin me 71, Gjilani 48, Llapi 42, Drita 42, Feronikeli 41, Arbëria 40, Trepça ’89 39 dhe Besa 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat