Barcelona merr qindra miliona euro kredi

Futboll

Barcelona merr qindra miliona euro kredi

Më: 18 maj 2021 Në ora: 20:00
Barcelona merr qindra miliona euro kredi

Sipas lajmeve të fundit nga “ESPN”, Barcelona ka siguruar një hua prej 500 milionë euro nga Goldman Sachs, me 100 milionë euro që vijnë menjëherë për të mbuluar pagat e papaguara për lojtarët.

Ashtu si shumë prej klubeve që ishin regjistruar në projektin e Superligës Evropiane, Barça po lufton për t’i rritur financat pas ndikimit të pandemisë COVID dhe ka nevojë për fonde të reja.

Presidenti Joan Laporta me sa duket e ka gjetur çelësin me një hua me vlerë 500 milionë euro nga banka amerikane e investimeve Goldman Sachs.

“ESPN” pretendon se do të ketë 100 milionë euro që arrijnë menjëherë, kështu që Barcelona mund të shlyejë pagesat e papaguara që u detyrohen lojtarëve.

Borxhi bruto i klubit thuhet se tani është gati 1.2 miliardë euro.

Burimet e “ESPN” thonë se situata me pagesa të papaguara ishte aq e keqe sa skuadra po përgatitej për ta çuar çështjen në Shoqatën e Futbollistëve Spanjollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat