Milani pa Ibrën nuk është aq i frikshëm

Futboll

Milani pa Ibrën nuk është aq i frikshëm

Më: 19 maj 2021 Në ora: 14:26
Milani pa Ibrën nuk është aq i frikshëm

Zlatan Ibrahimoviç, një “luan në kafaz”. Gjiganti suedez, për fatin e keq të Milanit, nuk do të jetë në gjendje të japë kontributin e tij përballë Atalantës, në Bergamo, në sfidën që do të përcaktojë nëse sezoni i kuqezinjve do të konsiderohet i suksesshëm apo i dështuar, për arsye dëmtimi, por ai do të jetë aty, pranë shokëve të skuadrës, për të bërë liderin edhe nga jashtë.

Pas dy ditësh pushim, që shërbyen për të mbledhur forcat, futbollistët e Milanit janë kthyer në Milanello për të ideuar sulmin e fundit të një beteje të gjatë për zonën Champions. Në këto momente, ka rëndësi të veçantë edhe morali që Zlatani do t’u japë shokëve të skuadrës.

Sulmuesi suedez do të jetë në qendrën sportive çdo ditë për të vijuar terapinë dhe ndjekur në çdo hap përgatitjet, ndërsa të dielën do të udhëtojë së bashku me ekipin drejt Bergamos, ku vetëm fitorja garanton pjesëmarrjen në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Do të jenë 11 kuqezinj në fushë dhe një “luan” që do të “hungërijë” nga stoli.

Këtë sezon Ibra nuk e ka lënë kurrë ekipin, ai ka ndjekur nga afër çdo ndeshje, duke demonstruar se grupi i Milanit është i bashkuar. Gjithmonë i pranishëm, me fjalë dhe këshilla për të gjithë: një stimul shtesë për lojtarët në fushë. Zlatani, i cili ka rinovuar për një vit kontratën, dëshiron të kthehet në skenën e më të mëdhenjve dhe po shfaqet me vendosmëri për këtë objektiv, edhe pse në sfidën e fundit, në atë që konsiderohet se më e rëndësishmja e sezonit, jo si protagonist në fushën e blertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat