Krasniqi: Nuk duam të fitojmë asgjë 

Futboll

Krasniqi: Nuk duam të fitojmë asgjë 

Nga: K.G. Më: 20 maj 2021 Në ora: 22:27
Krasniqi: Nuk duam të fitojmë asgjë 

Besa nga Peja është në fund të renditjes së elitë së futbollit të Kosovës. Nuk ka më shumë se 12 pikë dhe që moti ka humbur statusin e anëtarit të elitës. Kryetrajneri i Besës, Leotrim Krasniqi, tha se nuk do asnjë pikë pa djersë.  

“Këtë javë zhvillohet ndeshja e fundit e sezonit tim të parë si kryetrajner i ekipit të parë të klubi Besa nga Peja në 6 mujorin e dytë të kampionatit. 

Sezon aq sa i vështirë, aq edhe i dobishëm për mua, stafin dhe futbollistët të cilët me kanë bërë krenar me punën, lojën dhe disiplinën që kanë treguar në çdo trening dhe lojë. 

Kemi ditur të qëndrojmë të fortë përtej rezultateve, duke punuar çdo herë e më fortë që të ngrisim nivelin e secilit lojtar dhe të ekipit në përgjithësi duke krijuar një filozofi të lojës ofensive, ku futbollistët kanë treguar personalitet dhe karakter të fortë në çdo lojë. 

Besa ka humbur statutin elitar dhe për këtë na vije keq, mirëpo po besoj, që kemi dhënë shembull se si duhet të mbrohet profesioni i futbollit me profesionalizëm, duke ruajt nderin me krenari , duke luajtur në limit të maksimumit ndaj çdo kundërshtari, duke qëndruar të pastër për ta respektuar veten tonë edhe pse ishim në pozitën e fundit në tabelë. 

I falënderoj udhëheqësit e klubit për besimin dhe korrektësinë, lojtarët për respektin, stafin për bashkëpunimin e sinqertë dhe në mendjen e secilit prej nesh gjatë gjithë kësaj kohe ishte që, nuk duam të fitojmë asgjë pa djersë dhe nuk do t’i japim askujt asgjë pa e merituar”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat