Shkëlqeu në Superligë, por nuk ftohet nga Kosova U21

Futboll

Shkëlqeu në Superligë, por nuk ftohet nga Kosova U21

Më: 22 maj 2021 Në ora: 15:25
Shkëlqeu në Superligë, por nuk ftohet nga Kosova U21

Kosova U21 ka publikuar sot listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Andorës.

Përzgjedhësi Michael Nees ka ftuar 31 futbollistë, derisa më pas lista do të reduktohet në 24 futbollistë, shkruan GazetaBlic Sport.Brenda kësaj liste ka emra të ndryshëm nga klube jashtë Kosovës, por janë përfshirë edhe disa futbollistë që luajn në kampionatin kosovar.

Megjithatë, brenda kësaj liste nuk gjeti vend njëri ndër futbollistët më të dalluar në këtë edicion të Superligës, Ardit Tahiri.

Tahiri zhvilloi paraqitje fantastike me skudrën e Besës, ku arriti që të shënonte 8 gola në 29 ndeshje.

Por, këto gola dhe paraqitje të mira nuk mjaftuan që ai të ishte në mesin e të ftuarve nga trajneri Ness.

Sipas informacioneve të fundit, Tahiri madje është nën vëzhgimin e disa skuadrave të ndryshme jashtë Kosovës, të cilat janë shumë të interesuara për shërbimet e tij pas paraqitjeve të mira në këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat