Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel ka folur për mungesën e golave nga sulmuesit e “The Blues”.
Në fakt, mesfushori i Chelseat, Jorginho me shtatë gola të shënuara, është golashënuesi më i mirë i Chelseat në Premier Ligë, duke qenë një indikator i qartë që sulmuesit që ka në skuadër nuk po shënojnë gola mjaftueshëm.
Strategu gjerman nuk dëshiron që Jorginho të jetë golashënues, pasi për këtë punë janë sulmuesit.
“Nuk duam që Jorginho të jetë golashënuesi ynë, jo sepse nuk e duam Jorginhon, sepse ai është një djalosh fantastik, por sigurisht që nuk duam të jetë golashënuesi ynë më i mirë”, tha Tuchel.
“Nëse do t’ia linim penaltitë Wernerit, ai do të kishte shtatë gola tjera, shumë prej golashënuesëve evropian përdorin penaltitë për të përmirësuar numrat e tyre. Timo nuk është kështu, në përgjithësi sidoqoftë duhet t’i përmirësojmë numrat tanë në fazën ofansive”, përfundoi Thomas Tuchel.