Sermaxhaj zbulon nëse do të drejtojë Drenicën në edicionin tjetër

Futboll

Sermaxhaj zbulon nëse do të drejtojë Drenicën në edicionin tjetër

Më: 23 maj 2021 Në ora: 17:55
Sermaxhaj zbulon nëse do të drejtojë Drenicën në edicionin tjetër

Drenica ka siguruar mbetjen në Superligë edhe për edicionin tjetër, 2021/22.

Pavarësisht humbjes ndaj Trepçës ’89, Drenica do vazhdojë të jetë në Superligë.

Trajneri i klubit nga Skenderaj, Sami Sermaxhaj tha se është i lumtur me objektivin e arritur, edhe pse nuk ishte i sigurt se do t’ia dalin.

“Të them të drejtën kemi besuar, por asnjëherë nuk e kemi ditur sigurt që do të mbërrijmë këtu. Kryesia ka qëndruar afër lojtarëve. Lojtarët ishin të përgatitur ta pranojnë një koncept të ri të lojës që rezultoi pozitiv. Realizuam objektivin për mbetje në Superligë. Sa i përket lojës, ishte lojë e fortë. Pësuam dy gola shumë të butë. Shpeshherë këso golash po pranojmë. Por, e rëndësishme është që Drenica do të vazhdojë të jetë në elitën e futbollit kosovar”.

Sermaxhaj njoftoi se kontrata i ka skaduar, mirëpo në rast që klubi ka ndonjë projekt, atëherë do vazhdojë të drejtojë.

“Nëse kryesuesit e klubit kanë ndonjë projekt, mund të ndodh që të jem pjesë e projektit. Me ditën e sotme e përfundojmë kontratën me Drenicën. Varet nga drejtuesit e klubit se si do ta vazhdojnë projektin për sezonin tjetër”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat