Ky pritet të jetë një nga lojtarët që do të largohet nga Prishtina

Futboll

Ky pritet të jetë një nga lojtarët që do të largohet nga Prishtina

Më: 25 maj 2021 Në ora: 11:10
Ky pritet të jetë një nga lojtarët që do të largohet nga Prishtina

Skuadra e Prishtinës në futboll ka fituar titullin kampion në Kosovë.

Pas triumfit në këtë sezon, FC Prishtina do të luajë në para kualifikimet e Ligës së Kampionëve në futboll.

Prishtina tashmë ka filluar të mendojë për përforcimet dhe largimet që do të bëhen për ndeshjet në Evropë si dhe për stinorin e ardhshëm të kampionatit elitar në futboll në Kosovë.

GazetaBlic mëson se një nga lojtarët që pritet të largohet nga FC Prishtina është edhe mbrojtësi Gentjan Muça.

Klubi i Prishtinës e transferoi Muçën nga Tirana në afatin e verës së kaluar.

Në këtë stinor, Muça ka luajtur në 10 takime me Prishtinën, ku ka shënuar dy gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat