Selektori i Kosovës e publikon listën e futbollistëve

Futboll

Selektori i Kosovës e publikon listën e futbollistëve

Më: 25 maj 2021 Në ora: 19:53
Selektori i Kosovës e publikon listën, ka disa risi

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor. Në listë janë edhe disa emra të rinj, të cilët për herë të parë do ta veshin fanellën e Kombëtares dardane.

Të rikujtojmë se Dardanët, fillimisht do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 1 qershor kundër San Marinos, derisa më 4 qershor do të përballen me Maltën në Klagenfurt të Austrisë.

Stërvitja e parë është paraparë për të premten (më 28 maj) në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00.

Image

Kosova kërkon fitore në këto miqësore, që janë të mirëseardhura, të paktën për të provuar edhe ndonjë futbollist të ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat