Barcelona prish planet e Juventus, nis kontaktet me Raiola-n

Futboll

Barcelona prish planet e Juventus, nis kontaktet me Raiola-n

Më: 26 maj 2021 Në ora: 00:15
Mino Raiola

Si në një ndeshje pokeri, tani ka ardhur momenti të zbulohen letrat.

Milan-i ka luajtur xholin Maingnan dhe tani i takon Gigio Donnarumma-s dhe Mino Raiola-s të dalin hapur.

Lamtumira e portierit nga kuqezinjtë është e sigurt tashmë, por mbetet për t’u kuptuar se cila do të jetë skuadra që do t’i garantojnënjë kontratë me 12 milionë euro në sezon, së cilës do t’i shtohej edhe një komision 20 milionë euro për menaxherin.

Juventus duket se është në pole position, por, siç ka bërë të ditur Sport Mediaset, Barcelona ka kontaktuar Mino Raiola-n në orët e fundit dhe duket se është gati ta zëvendësoje Ter Stegen me portierin italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat