Bruno Fernandes shpërthen në lot pas humbjes së Unitedit n’finale

Futboll

Bruno Fernandes shpërthen në lot pas humbjes së Unitedit n’finale

Më: 27 maj 2021 Në ora: 09:51
Bruno Fernandes

Manchester United nuk ka mundur ta mbyllë sezonin me trofe.

‘Djajtë e Kuq’ u mundën nga Villarreali në finale të Europa League.

120 minuta lojë nuk konfirmuar fituesin dhe u desh të mësohej gjithçka nga penalltitë, ku 21 futbollistë ishin të saktë dhe në fund ai që dështoi ishte portieri, David De Gea.

Pas një sezoni fantastik, edhe në aspektin personal, Bruno synonte të rrëmbente trofeun me Unitedin, por nuk doli asgjë siç ishte në letër dhe portugezi e përjetoi rëndë, duke shpërthyer në lot.

Ai tani do të grumbullohet me Portugalinë për t’u përgatitur për Kampionatin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat