Presidenti i Teutës: Kampionati më i vështirë në 22 vite

Futboll

Presidenti i Teutës: Kampionati më i vështirë në 22 vite

Më: 27 maj 2021 Në ora: 11:35
Presidenti i Teutës: Kampionati më i vështirë në 22 vite

Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu ka qenë i lumtur për titullin kampion, megjithatë në një intervistë për RTSH thekson se kampionia më reale e këtij kampionati është Vllaznia.

“Ka qenë kampionati më i vështirë që kam parë në 22 vite këtu. Edhe këtë kampionat e humbëm, por deshi fati që të fund ta marrim ne. Vllaznia, Partizani, Laçi kanë bërë mirë. Festa në Laç? Edhe vetë ngela keq, sepse e dinim që ishim 4 gola para.

Sekreti i Teutës? Çdo president. Për mua Vllaznia është kampionia me reale e këtij kampionati.

Ne, Laçi, u ndërtuam si skuadra të plota. Vllaznia ka merita të mëdha. Ne gabuam rrugës, 15 barazime janë shumë. Parimisht për mua Vllaznia doli kampione. Këta çunat dolën kampionë, do mbeten në memorien time, sepse kam 22 vite që investoj”, u shpreh Hasanbelliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat