Kosova nis përgatitjet për miqësoret me San Marinon dhe Maltën

Futboll

Kosova nis përgatitjet për miqësoret me San Marinon dhe Maltën

Më: 27 maj 2021 Në ora: 16:49
Kosova nis përgatitjet për miqësoret me San Marinon dhe Maltën

“Dardanët” do të ushtrojnë në “Fadil Vokrri” para miqësores së 1 qershorit me San Marinon dhe më pas ndaj Maltës më 4 të muajit që vjen.

Ekipi Kombëtar i Kosovës do të grumbullohet të premten. “Dardanët” do të nisin të bëhen gati për miqësoret e qershorit.

Verdhekaltrit do të mblidhen dhe do të ushtrojnë në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:00.

Milot Rashica me shokë do të ushtrojnë disa ditë në prag të ndeshjes së 1 qershorit me San Marinon.

Pas këtij takimi, “Dardanët” do ta marrin rrugën drejt Austrisë, ku më 4 qershor do të luajnë me Maltën në Klagenfurt.

Miqësoret e qershorit do të jenë një mundësi e mirë për trajnerin Bernard Challandes të provojë lojtarë të rinj.

Në listën e publikuar të martën u panë emra të rinj në ekipin kombëtar, por pati edhe mungesa.

Fytyrat e reja te Kosova janë Destan Bajselmani, Bashkim Ajdini, Blendi Idrizi, Lorik Emini, Valmir Sulejmani, Astrit Selmani dhe Zymer Bytyqi.

Ndërkohë, nga suspendimi është rikthyer portieri Aro Muriç.

E mungesat që vlen të përmenden janë ato të Edon Zhegrovës, Bernard Berishës, Benjamin Kolollit, Florent Hadërgjonajt dhe të dy të pensionuarve, Atdhe Nuhiu e Anel Rashkaj, raporton GE.

Pas këtyre dy përballjeve, Kosova i zhvillon edhe dy ndeshje të tjera miqësore në muajin qershor.

Verdhekaltrit në miqësoret e Antalyas do të përbëhen kryesisht me lojtarë të Superligës dhe nga ana që kanë më pak hapësira për të luajtur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat