Strakoshën e kërkojnë dy skuadra italiane që luajnë në Champions

Futboll

Strakoshën e kërkojnë dy skuadra italiane që luajnë në Champions

Më: 28 maj 2021 Në ora: 11:49
Strakoshën e kërkojnë dy skuadra italiane që luajnë në Champions

Thomas Strakosha pritet të largohet nga Lacio gjatë merkatos së verës, por jo nga Seria A. Sipas medieve italiane, portieri i kuqezinjve ka prioritet qëndrimin në Itali, pasi është ambientuar me futbollin në këtë vend dhe mendon se ka lënë diçka përgjysmë, para se të provojë një aventurë jashtë saj, edhe pse nuk i mungojnë ofertat nga jashtë. Gjatë ditëve të fundit, dy janë emrat kryesorë që kanë dalë në skenë për Strakoshën dhe nuk janë skuadra dosido.

Emri i parë është ai i Interit, kampion i Italisë në fuqi, që po mendon për të ardhmen. Samir Handanoviç nuk jep më siguri si njëherë e një kohë dhe pak nga pak do të mendohet zëvendësimi i tij me një portier të ri.

Në këtë rrethanë, hyn në skenë Strakosha, pasi ai është një nder emrat që ka piketuar Marota. Megjithatë, nuk dihet nëse portieri shqiptar do të pranojë që të luajë një rol dytësor të paktën në sezonin e ardhshëm, derisa të sigurojë vendin e titullarit.

Opsioni i dytë dhe më interesant është Atalanta. Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, Lacio kërkon portierin Golini nga bergamaskët dhe këta të fundit në shkëmbim i kanë kërkuar Strakoshën. Gasperini dëshiron të punojë me portierë të rinj, në mënyrë që t’i mësojë taktikën e tij për të luajtur me këmbë që nga porta, edhe pse kjo sjell zakonisht më shumë rreziqe.

Strakosha ka treguar se mund ta bëjë një gjë të tillë e për këtë arsye është opsioni kryesor për të ardhmen e Atalantës nëse Golini largohet drejt Lacios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat