Challandes fton dy emra të rinj Kombëtare të Kosovës 

Futboll

Challandes fton dy emra të rinj Kombëtare të Kosovës 

Më: 28 maj 2021 Në ora: 12:27
Daku

Betim Halimi dhe Mirlind Daku janë futbollistët që janë ftuar nga Bernard Challandes për miqësoret e qershorit.

Kjo është konfirmuar nga përzgjedhësi zviceran, i cili sot është paraqitur në konferencë për shtyp.

Daku dhe Halimi janë ftuar, pasi nga lista paraprake janë larguar Ibrahim Dresevic dhe Arijanet Muric.

Challandes ka bërë të ditur se Daku e Halimi do të grumbullohen me “Dardanët” menjëherë.

Kujtojmë se Kosova më 1 qershor zhvillon miqësoren ndaj San Marinos në “Fadil Vokrri”, kurse më 4 qershor zhvillon miqësoren tjetër ndaj Maltës në Klagenfurt të Austrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat