Nis fushata për ndryshimin e rregullave, hiqet goli në fushën kundërshtare

Futboll

Nis fushata për ndryshimin e rregullave, hiqet goli në fushën kundërshtare

Më: 28 maj 2021 Në ora: 17:48
Nis fushata për ndryshimin e rregullave, hiqet goli në fushën kundërshtare

UEFA ka ndërmarrë një fushatë për heqjen e rregullit të golit në fushën kundërshtare.

Ky ligj i vendosur në vitin 1965 ka qenë vendimtar në mjaft ndeshje me eleminim.

Edhe këtë vit, dy skuadra mjaft të rëndësishme si Juventus dhe PSG u skualifikuan nga Champions League si pasojë e këtij rregulli, pavarësisht se shënuan numër të njëjtë golash me kundërshtarët.

Presidenti i Uefas, Ceferin do të filloj fushatën e kërkimit të mbështetjes nga të gjitha federatat e Europës dhe nëse kjo arrihet, atëherë heqja e golit në fushën kundërshtare do të hiqet sa më parë.

Kujtojmë se shumë trajnerë si Wenger, Guardiola dhe Allegri kanë dalë hapur kundër këtij rregulli, i cili sipas tyre është i pakuptimtë, për shkak se të dyja skuadrat shënojnë të njëjtin numër golash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat