Unitedi pritet t’i shesë dy sulmues për të financuar blerjen e Sanchos

Futboll

Unitedi pritet t’i shesë dy sulmues për të financuar blerjen e Sanchos

Më: 28 maj 2021 Në ora: 18:49
Jadon Sancho

Manchester United planifikon dy shitje të konsiderueshme për të ndihmuar në financimin e një marrëveshjeje për sulmuesin anglez të Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Ylli anglez, Sancho vazhdon të mbetet njëri nga prioritetet kryesore të transferimeve të klubit nga Old Trafford.

Sipas gazetës gjermane BILD, Unitedi do të kërkojë të shesë Jesse Lingard dhe Anthony Martial për të mbledhur fonde për të nënshkruar Sanchon.

Borussia Dortmund do të pranojë një ofertë prej 82 milionë funtesh për Sanchon dhe ylli anglez ka një ‘marrëveshje zotërinjsh’ për të lënë klubin e Bundesligës këtë verë.

Lingard, i cili ka qenë i huazuar me West Ham dhe Martial mund të largohen për shifrat e duhura për të financuar blerjen e Sanchos.

Raporti gjithashtu thekson se Sancho do të donte që e ardhmja e tij të zgjidhej përpara fillimit të Kampionatit Evropian që fillon më 11 qershor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat