​Guardiola mund ta befasojë Tuchelin sonte në finalen e Ligës së Kampionëve

Futboll

​Guardiola mund ta befasojë Tuchelin sonte në finalen e Ligës së Kampionëve

Më: 29 maj 2021 Në ora: 15:23
Pep Guardiola

Ish-anësori i Manchester Cityt, Trevor Sinclair beson se Pep Guardiola mund të bëjë një surprizë për trajnerin e Chelseat Thomas Tuchel duke e vendosur Sergio Agueron në formacionin startues për finalen e Ligës së Kampionëve.

Me Manchester City të planifikuar të luajë kundër Chelseat në finalen e Ligës së Kampionëve sot, Guardiola do të ketë mundësinë e vendosjes së Agueros ose Gabriel Jesus nëse dëshiron të luajë me një sulmues qëndror.

Aguero ka bërë vetëm 19 paraqitje në të gjitha garat për Manchester Cityn këtë sezon pasi sulmuesi veteran kaloi një pjesë të madhe të kësaj sezone jashtë fushe për shkak të dëmtimit, ndërsa kishte raste kur edhe ishte lënë në heshtje nga trajneri Pep Guardiola.

"Pas asaj paraqitje kundër Evertonit dhe me paraqitjet e Jezusit në ndeshjet e fundit që ishin në nivelin mëtë lartë, atëherë Aguero mund të luajë sonte", tha Sinclair për “talkSPORT”.

"Nëse do të vendosësh sulmuesin tënd më të mirë, unë mendoj se do të jetë Aguero dhe kështu ai mund të luajë nga minuta e parë dhe kjo mund të jetë një befasi për trajnerin e Chelseat Thomas Tuchel.

Mbetet të shihet nëse Guardiola do t'i japë shansin nga minuta e parë Agueros në një përpjekje për të siguruar trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në historinë e Manchester City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat