Dëmtohet mesfushori i Milanit, braktis grumbullimin me ekipin kombëtar

Futboll

Dëmtohet mesfushori i Milanit, braktis grumbullimin me ekipin kombëtar

Më: 29 maj 2021 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Milani e mbylli këtë sezon, duke u kualifikuar pas disa vitesh në Champions League dhe lojtarët janë shpërndarë tashmë, disa me pushime e disa nëpër kombëtaret e tyre.

Një lajm i keq vjen për një nga lojtarët kryesorë të “Djallit”, Ismael Bennacer.

Mesfuhsori ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe nuk do të jetë i gatshëm për Algjerinë, kombëtaren e tij në ndeshjet e qershorit.

Algjeria luan tre miqësore ndaj Mauritanas, Malit dhe Tunizisë dhe do i duhet të bëjë pa një nga lojtarët më të mirë të skuadrës. Në vazhdim pritet të mësojmë më shumë rreth dëmtimit të mesfushorit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat