Surprizë: Thierry Henry rikthehet në stafin e kombëtares së Belgjikës për kampionatin Evropian

Futboll

Surprizë: Thierry Henry rikthehet në stafin e kombëtares së Belgjikës për kampionatin Evropian

Më: 30 maj 2021 Në ora: 20:08
Thierry Henry

Pak më pak se shumë se tre vjet pas largimit të tij, Thierry Henry kthehet në stafin e Belgjikës për Euro.

Përzgjedhja e Djajve të Kuq zyrtarizoi lajmin sot, pa specifikuar rolin e ish sulmuesit francez në stafin e Roberto Martinez.

Ishte një kthim surprizë, disa ditë para Euros. Pak më pak se tre vjet pas largimit të tij për në Monaco, Thierry Henry rikthehet tek stafi i Belgjikës.

Ai ishte larguar nga përzgjedhja belge disa muaj pas Kupës së Botës 2018, të cilën Djajtë e Kuq e kishin përfunduar në vendin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat