​Challandes e plotëson listën për Turqi me dy futbollistë që luajnë në Zvicër

Futboll

​Challandes e plotëson listën për Turqi me dy futbollistë që luajnë në Zvicër

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 16:23
Bernard Challandes

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes ka vendosur që për dy ndeshjet miqësore në Antali kundër Guinesë dhe Gambisë të grumbullojë edhe dy futbollistët e skuadrës së kategorisë së dytë zvicerane,

FC Stade de Laussane-Ouchy, Lavdrim Hajrullahu dhe Mersim Asllani.

Në dy miqësoret kundër dy skuadrave afrikane Challandes do t’i ketë në dispozicion kryesisht futbollistë të rinj.

Ata vlerësohen si potencial për Kombëtaren A në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat